Banorët e ‘5 majit’ në protestë: Është e paligjshme, marrëveshjet janë pa vula

0

Banorët e lagjies ‘5 maji’ në Tiranë kanë vazhduar të protestojnë edhe ditën e sotme, Ata kanë frikë se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të vijë befasishëm e t’u shembë shtëpitë. Protesta është zhvendosur sot në njësinë numër 4 pasi projekti prek dhe shtëpitë e këtyre banorëve.

Njëri prej banorëve thotë se u kanë sjellë marrëveshje pa vula dhe duke qënë se letër per prishjen e objektit nuk u ka ardhur atëherë e gjitha kjo është e paligjshme. Ai thotë se shtëpinë e ka në proces legalizimi dhe se po bëhen hapur shkelje.

“Na kanë sjellë marrëveshje pa vula, ne u shkatërruam duke pritur. Më kanë sjellë një dokument shpronësimi dhe nuk e kuptoj, nuk vinë për të na pyetur se për cfarë kemi nevojë. E kam një kasolle aty dhe le ta shohë kamera. Letër për prishjen nuk më ka ardhur por shpronësimi është krejtësisht i paligjshëm Kërkesat tona janë që të vijnë këtu, sepse shtëpinë time ma kanë sjellë me shumë pak metra katrorë ndërkohë që është në proces legalizimi dhe po bëhen shkelje në mënyrë të hapur”-tha një nga banorët.

Një tjetër banore thotë se shtëpinë e ka prej 30 vitesh dhe ka shpenzuar 400 milionë për ta ndërtuar. Ajo tregon se e kanë ndërtuar vetë dhe se nuk e dinë sa do rrinë me qera pasi marrëveshja ka ardhur e paqartë dhe pa vula.

“Vijnë dhe duan të më prishin shtëpinë që e kam prej 30 vitesh, si të marr unë shtëpinë me qera, marëveshja ka ardhur pa vula. Sa do zgjasë pritja se po marrëveshja dhe sa do rri me qera. Burrin e kam 70 vjec dhe për 10 vite vdes ai, nuk do gëzojë as shtëpië që e bëmë me mish e gjak, me mund lopate. Kemi shpenzuar për vilën 400 milionë, nuk kam asnjë afat të caktuar për kohëzgjatjen”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu