Banorët e Bradasheshit të harruar/Ankohen se nuk kanë rrugë, ndriçim dhe janë të “mbytur” nga plehrat

0
Screenshot

Banorët e fshatrave Shtërmaj, Ulëm, Shëngjin, Kozan dhe Dopaj në Njësinë Administrative Bradashesh kanë denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore, e cila prej më shumë se 30 vitesh mbetet e pandryshuar.

Ata thonë se gjatë dimrit disa segmente bëhen të pakalueshme, ndërsa mungesa e kazanëve për mbeturina ka çuar në ndotje të mjedisit. Një tjetër shqetësim është mungesa e një rruge lidhëse me shkollën, duke detyruar fëmijët të kalojnë një kanal pranë autostradës Elbasan-Tiranë.

Pavarësisht premtimeve të bëra, një investim modest prej vetëm 4 km rrugë ende nuk është realizuar. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve të marrin masa urgjente për zgjidhjen e këtyre problemeve.