Banorët e fshatit Bardhaj në Shkodër protestë

0

Banorët e fshatit Bardhaj në Shkodër protestë: Jetojmë si në mesjetë, prej 30 vitesh nuk kanë investuar

Mungesa e ujit të pijshëm është shqetësimi kryesor për banorët e Lagjes Bleran në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

“Ne vetëm dalim e marrim atje në mal, se këtu as uji nuk pihet,” thotë banori.

Rruga e amortizuar thonë se u vështirëson jetesën.

“3 kilometër larg Shkodrës, sikur jemi në Mesjetë. Kemi 30 vjet këtu që nuk ka vënë askush dorë në këtë rrugë,” thotë banori.

“Para 10 vitesh kanë hedhur 10 makina çakull, asgjë tjetër,” thotë një tjetër banor.

Kurse kanali kullues që kalon përmes lagjes për banorët është tregues i asaj që e cilësojnë harresë.

“Ka 25 vjet që nuk është pastrua kanali, janë pamje që nuk duan koment fare,” thotë një banor.

Problemet me të cilat përballen nuk po marrin zgjidhje, ndaj në prag të zgjedhjeve u kujtojnë votën politikanëve që sipas tyre nuk mbajtën premtimet.

“Në çdo prag votimesh kanë ardhur dhe na kanë thënë do ta bëjmë rrugën, e ujit dhe gjërat dhe s’kanë bërë asgjë,” shprehet banori.

“Vijnë na mashtrojnë, marrin votat e ikën nuk ët njohin më këta,” thotë banori.

“Nuk kemi pse votojmë për asnjë parti kur ne nuk kemi rrugë,” shprehet banori.

Fshati Bardhaj ndodhet rreth 3 km nga Shkodra, dhe në vazhdimësi banorët atje kanë ngritur shqetësimin e mungesës së investimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu