Banorët e Labinotit Fushë hidhen në protestë: Fabrika e peshkut po na mbyt, na kanë kërcënuar me armë

0

Banorët e fshatit hidhen në protestë. Fabrika e peshkut ndot mjedisin

Banorët e njësisë Aministrative Labinot-Fushë në Elbasan janë ngritur sot në protestë kundër asaj që ata e quajnë rrèmbim të pronës publike. Banorët protestojnë edhe për ndotjen që shkakton fabrika e peshkut dhe kèrcënimet që sipas tyre kanë marrë nga drejtuesit e këtij biznesi, ndërsa shtojnë se nuk kanë gjetur asnjë mbështetje nga ana e pòlicisë.

“Ne kemi bërë disa kërkesa edhe në pòlici edhe në njësinë administrative, nuk na janë përgjigjur fare. Kur ne ishim të izoluar në shtëpi kamionët e Rozafës vazhonin shkarkonin mbetje dhe nuk vinte pòlicia, më në fund erdhi një patrull dhe ajo u largua. Vajtëm te administratorja i thamë hajde se kështu është puna, nuk erdhi dhe tani u detyruam të dalim në protestë.


Mirë kjo por nuk po marrim as pronat. Ka patur rast që na kanë kèrcënuar, rasti më i freskët është pak ditë më parë na kanë nxjerr ármën, nuk e njohim personin që na ka kèrcënuar, janë makinat e firmës. Mbetjet i kemi para shtëpisë, nuk hapim dot dritaren sepse vjen erë e keqe. Thirrja jonë sot është mos të ndotin ambjetin, mos të na marrin ujin, na kanë marrë ujin.” u shpreh një nga banorët.

Ndërsa banori që ishte kèrcënuar u shpreh se çështja e tij është nën hetim dhe ndodhet në Prokurori.

” Më kanë kèrcënuar, tokën e kam me tapi, me një tapitë vjetër. Ndihem i kèrcënuar në radhë të parë si familja ime edhe unë, u bëj thirrje të gjithëve nga presidenti deri te kryeministri, sepse ndihem i kèrcënuar” u shpreh banori.

Pra banorët e njësisë Aministrative Labinot- Fushë, sot protestojnë për ndotjen e mjedisit, për ndotjen e lumit Shkumbin dhe për tokate tyre, dhe shprehen se nëse nuk do të kenë një zgjidhje protestat do të jenë masive dhe do të bllokojnë aksion nacional Elbasan- Librazhd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu