Banorët e lagjes “5 Maji” protestojnë për mungesë investimesh

0

Banorët e lagjes 5 Maji në Elbasan kanë protestuar sot për mungesën e investimeve që prej vitesh nuk janë bërë në lagjen e tyre. Në këtë zonë jetojnë rreth 1000 banorë të cilët shprehen se prej shumë dekadash tashme vuajnë për ujin e pijshëm,për ndërhyrjen në sistemimin e kanaleve të ujrave të zeza dhe në infrastrukturën rrugore.

Gjithashtu ata thonë se një tjetër problematikë për komunitetin eshtë mungesa e një kopshti për fëmijët pasi detyrohën që fëmijët e tyre ti dërgojnë në lagje të tjera të qytetit pasi në të tyren mungon ,edhe pse numri I femijëve është I madh.

Banorët e 5 Majit paralajmërojnë përshkallëzim të protestes në rast se bashkia e Elbasanit nuk do të marri masa për të ndërhyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu