Përfundon premiera “Hamami i Grave” në Teatrin “Skampa”

0

Komedia “Hamami i Grave”, u shfaq mbrëmjen e kaluar në sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit për herë të fundit. Komedia angleze e vuri theksin te rezistenca e grave përballë pushtetit local. Komedia ka në qendër qëndresën e disa grave kundër shembjes së hamamit. Gjashtë gra të traumatizuara nga jeta e tyre e përditshme takohen në një hamam për t’u çliruar nga dhembjet fizike e shpirtërore, derisa “papritur vjen lajmi që ky vend relaksi, hamami ku gjejnë shpëtimin e shpirtit të tyre, duhet të prishet dhe të shndërrohet në një bibliotekë.Vepra merr përmasa interesante, gratë bëhen bashkë përballë vendimeve të pushtetit lokal”. Reagimi është reagim anglez i grave që edhe pse në humbje shohin dritë në fund të tunelit dhe nisin të organizohen shpirtërisht që ti bëjnë ballë presionit . Kjo vepër ka shumë humor, të papritura e dhimbje”.
“Hamami i grave” u ndoq me interes nga publiku elbasanas dhe për aktorët të performosh para publikut elbasanas është një emocion I papërshkrueshëm.

Burrat mungojnë, por ata janë të gjithëpranishëm në çdo rrëfim. Një botë e vështirë i pret jashtë hamamit me të gjitha llojet e shtypjes, dhunës dhe skllavërimit. Brenda hamamit mbizotëron temperamenti femëror, i cili përpiqet të çlirohet dhe të dashurohet. . Si përfundim, “Hamami i grave” është një propozim i plotë teatral, drejtuar burrave.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu