Banorët e Laprakës në protestë prej 6 ditësh kundër projektit të Unazës, bllokojnë rrugët kryesore

0

Për të 6-shtën ditë radhazi, banorët e Laprakës kanë bllokuar dy rrugët kryesore të lagjes në shenjë indinjate ndaj qeverisë dhe ARRSH për mbajtjen në fshehtësi të projektit të Unazës, loti sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri. Banorët e dalë në protestë deklaruan se rastësisht janë njohur dy javë me pare me projektin e rrugës.

Sipas banorëve, projekti i lotit të Unazës prek 700 shtëpi banimi me mbi 1 mijë familje. Banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën nga nesër, nëse qeveria nuk ulet në bisedime për të zgjidhur çështjet e strehimit të mbi 1000 familjeve që m eten pa strehë.

Sipas banorëve një pjesë e objekteve kanë certifikatë pronësie ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë.

 

 

Historia përsëritet nga para pas protestave në Astir që zgjatën dy vite dhe ku edhe sot kanë me qindra familje të mbetura pa strehë ndërsa i vetmi dëmshpërblim që morën nga qeveria ishte bonusi i qerasë për disa vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu