Banorët e Laprakës të revoltuar për bllokimin e rrugës,ARRSH reagon menjëherë

0

Një grup banorësh pranë zonës së Laprakës në Tiranë kanë protestuar kundër bllokimit të rrugës nga ARRSH. Ata u shprehën se në pjesën që është bllokuar rruga nga ARRSH nuk po kryhen punime dhe kjo po i mban peng. Banorët të irrituar thanë se ky vendim i ARRSH për të bllokuar rrugën u shkakton shumë probleme.

Na është bllokuar rruga, nuk shkojmë dot as në spital. Unë jam një qytetar i ndershëm që nuk kam lidhje me asnjë, duam që rruga të jetë e hapur. Kjo është një pakënaqësi e kësaj qeverie, PS mund të jetë shumë e mirë, por me atë që ka në krye ia dëgjofsha haberin” tha një qytetar.

Ndërhyrja e ARRSH : 

Si pasoje e planit te menaxhimit te trafikut ne ish sheshi Shqiponja faza 4.5 ka lindur nevoja per te bere kete modifik te levizjes se automjeteve per te mos patur nje bllokim dhe kaos ne kryqezimin e rruges “Vangjel Noti“ me rrugen “Gjergj Legisi” .

Per kete arsye:

Kryqezimi i Rruges Vangjel Noti me Rrugen Buna, ardhja nga Petrit Radovicka qe vijon ne rrugen Vangjel Noti, do devijojet majtas tek shinat e trenit ne drejtim te rruges Buna per te dale tek Jordan Misja, ura e Paskuqanit dhe Bulevardi Zogu i I.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu