Banorët në Belsh në protestë/Rruga e cila lidh 6 fshatra totalisht e amortizuar

0

Banorët në Belsh ngrihen në protestë për rrugën

Banorët e fshatit Kullollë të Njësisë Administrative Fierzë të Belshit kanë protestuar në shenjë simbolike lidhur me mungesën e investimeve të rrugës, e cila ndërlidh 6 fshatra me njëra-tjetrën Çestije, Kajan, Lane, Gjolenë, Turbull dhe Dragot.

Gjithashtu kjo rrugë lidhë qytetin e Lushnjës dhe të Kuçovës vetëm për 13 km me qytetin e Belshit. Mbi 20 familje janë izoluar nga kjo rrugë për shkak të amortizimit total të saj.

Ata shprehen se fermerët e fshatrave përreth janë drejt falimentimit, pasi tregtarët nuk munden dot t’u vijnë për të marrë produktet e tyre bujqësore për shkak të rrugës.

Gjithashtu ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme pasi në rastet e një sëmundjeje janë të detyruar të marrin të sëmurin në krah pasi ambulanca e ka pasur të pamundur të vijë në banesat e tyre.

Banorët: Makina nuk vjen, madje dhe motori nuk del. Është rrugë lidhëse. Këtu rriten shumë produkte, por nuk vijnë tregtarët, pasi nuk ka rrugë. Është shumë e vështirë, vjet rrushin e çova në Fierzë, pasi kamioni nuk mund të vinte.

Nuk është vetëm problemi te banorët, por me këtë rrugë lidhen disa fshatra. Ishte më mirë në kohën e Enverit, por është prishur. Mjekët herë vijnë, herë jo, një infermiere e cila vjen me siklet. Më keq nuk ka!

Ndërsa në kohën e reshjeve ata janë të përmbytur pasi rruga nuk ka asnjë lloj kanalizimi, ndonëse prej 4 vjetësh kanë dërguar një kërkesë në Bashkinë Belsh, ende dhe sot nuk është marrë asnjë veprim për sistemimin e situatës.

Fshati Kullollë është vetëm 4 kilometra larg nga qendra Administrative Fierzë, por për shkak të rrugës ky fshat, vitet e fundit është duke u braktisur me shifra të larta nga banorët si e vetmja zgjidhje për të pasur një jetesë normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu