Ka vazhduar edhe sot protesta që nisi dje nga banorët e Laprakës për zhbllokimin e rrugës që lidh banesat e tyre me zonat e tjera të kryeqytetit.
Bllokimet janë vendosur nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me firmën ‘Salillari’ që prej 10 ditësh pa dhënë sqarime lidhur me kohëzgjatjen e këtij bllokimi.
Banorët kërkojnë që rruga të hapet sa më shpejt sepse i ka dëmtuar shumë bizneset e tyre. Gjithashtu kanë theksuar se nëse nuk gjendet zgjidhje për këtë problem, do të mblidhen sërish nesër dhe do i heqin personalisht.
“Duhet të hiqen këto bllokime sepse, nuk mund të punojmë në këtë mënyrë, i bie që ne të rrimë të luajmë domino, sepse bizneset janë të paralizuara.
Nëse nuk marrin masa ne do të mblidhemi dhe do t’i heqim barrierat që bllokojnë kalimin.”- u shprehën banorët për Fax News.
Qytetarët shtojnë se nuk janë njoftuar nga asnjë autoritet publik për bllokimin që i është bërë rrugës dhe se bllokimet janë bërë gjatë natës.
#infowebtv