Çfarë po ndodh me profilet e politikanëve në Facebook

0

Pak ditë nga data e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, partive politike dhe politikanëve shqiptarë u ka rënë drastikisht “pazari” në Facebook.

Më datë 8 prill politikanëve dhe faqeve që i mbështesin ata, u ka rënë në mënyrë të menjëhershme “reach”-i, që është në tërësi veprimtaria që ka të bëjë me like, share dhe komente.

Në një lidhje Skype me, Blerim Gjeladini nga “Terra Data Analytics” tregoi edhe arsyet pse ka ndodhur kjo rënie në Facebook-un e politikanëve.

“Referuar edhe daljeve tona të mëhershme, ne kemi diskutuar edhe me përfaqësuesit për çështje politike të Europës juglindore të korporatës Facebook. Është vërejtur një ndërhyrje në pjesën e ngritjes së ‘fake account’ edhe duke pasur parasysh që partitë politike, grupet politike nuk i kanë ndaluar ato reagime, atëherë Facbook-u mori një ndryshim drastik të rregullimit të algoritmeve.

Grupe të ndryshme hapnin ‘fun page’, sepse Facebook i lejon të hapin 10-15 ‘fun page’ dhe me ato rritnin reagimet nëpër postime. Ndaj u ndërmor ky veprim.

Pastaj është edhe pjesa tjetër, sepse duke qenë fushatë politike, partitë politike kanë përdorur edhe postime në lidhje me Covid. Disa kanë bërë dezinformim, të tjerë informime të tejskajshme, edhe Facebook, por edhe çdo korporatë tjetër që ka të bëjë me mediat sociale, e ka si politikën e tyre mbrojtjen dhe suportin e luftës kundër Covid, që mos përhapet panik.

Kanë përdorur edhe muzikë që nuk është blerë nga pronarët e tyre dhe i kanë përdorur në fushatë”, sqaroi ai.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu