Banorët protestojnë para Bashkisë së Tiranës pas sherrit midis financuesit dhe ndërtuesit të godinës në të cilën banojnë

0

Banorët e një pallati te rruga “Ndre Mjeda” kanë protestuar përpara Bashkisë së Tiranës ditën e sotme në lidhje me fatin e apartamenteve të tyre, pas sherrit midis financuesit dhe ndërtuesit të godinës.

Ne jemi këtu sot, sepse kemi kërkuar një takim që në datë 11 janar dhe është data 26 janar dhe akoma s’kemi marrë një përgjigje për një takim. S’na mbeti gjë tjetër vetëm të vijmë këtu dhe të bërtasim duam një takim me zotin Erjon, sepse vetëm aim und ta zgjidhë këtë punë,” u shprehën banorët gjatë protestës.

Bashkia e Tiranës ka reaguar dhe ka pritur në takim një përfaqësues të këtyre banorëve, duke iu premtuar se do të kenë një përgjigje brenda një javë për një zgjidhje të përhershme, sipas banorit që u prit nga zëdhëni i kryetarit Erjon Veliaj.

Na pritën shumë ngrohtë. E mirëkptuan problemin që kanë këta banorë. Na premtuan se brenda një javë do të mundohen të gjejnë një mundësi për një zgjidhje përfundimtare të problematikës.

Ne duam zgjidhje reale. Nuk na intereson kush fiton mes palëve. Duam që punimet në apartamentet tona të vazhdojnë.Zëdhënësi na garantoi se do ta bisedoj me kryetarin problematikën ne favor të banorëve,” u shpreh përfaqësuesi i banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu