Deputeti socialist Besnik Baraj, i cili hoqi dorë nga politika dhe nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Theth, ku disa persona të paidentifikuar i vunë zjarrin një bujtine, duke shkaktuar një dëm prej rreth 3 milionë eurosh.
Ai thotë se ky rast është shumë më i rëndë se një tërmet, ndaj steti duhet ta trajtojë me gjithë domethënien e vetë dhe ta ndihmojë biznesmenin të ringrihet, pasi dëmi është monetar është shumë i madh.
“Gezim Olajn, bujtina e te cilit u dogj, e njoh kur kemi shkuar si visitor ne Boge. Mirësia tek ky njeri ishte në harmoni me bukurinë e natyrës. Kemi qënë dy herë me nje grup miqsh.. Tek Gëzimi dhe famllja e tij kemi gjetur atë flsnikëri e bujari të shqipëtarit, që Bajroni e ka përshkruar shekuj me parë. Një shembull impresionues, model I qytetarisë me tërë familjen e tij, tregues se ky njeri me familjen e tij, ka rrënjë të thella kulture e atdhedashurie, sa kohë vjen dhe kërkon të zhvillojë një aktivitet në dobi të vendit, ndoshta të pakrahasueshëm me askend. Keqardhje, pasi nuk e shoh vetëm si një akt kriminal, cmire e xhelozie, por shumë më tepër si një mesazh që ky vend mos të bëhet, që mos të kthehen shqipëtarët e të investojnë në atdheun e tyre. Shteti, nëse realisht i shërben vendit, shqipëtarëve dhe të ardhmes, duhet energjikisht ta trajtojë këtë rast me tërë domethënien e vet. Ky rast është më shumë se një tërmet, pasi nuk është dora e zotit, as dora e një krimineli të rëndomtë fshati, por shumë e shumë më tepër…”, shkruan Besnik Baraj.