Barcelona ëndërron rikthimin e tij, por Lionel Messi fluturon drejt Arabisë Saudite

0

E ardhmja e Lionel Messit mbetet një mister. Argjentinasit i skadon kontrata me Paris Saint-Germain dhe tundohet nga MLS-ja amerikane, ndërsa në Barcelonë ëndërrojnë një kthim të tij, por një udhëtim i orëve të fundit bën të rikthehet në skenë pista arabe.

Por një ditë pas humbjes ndaj Lorient, ylli argjentinas fluturoi në Riad, ku nuk përjashtohet mundësia që të jetë aty për të negociuar një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm.

Prezenca e “pleshtit” në Arabi mund të jetë e lidhur me kontratën e tij si ambasador i turizmit të këtij vendi, por ka kohë që Leo kërkohet nga Al-Hilal. Klubi rival i Al-Nassr të Cristiano Ronaldos. Sipas “RMC Sport”, Messit i kanë propozuar një ofertë prej 400 milionë eurosh në vit. Një shifër që mund të tundojë këdo!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu