Barcelona pret një “Camp Nou” të plotë për “El Clasicon”

0

Barcelona mori një lajm të mirë të martën, pasi qeveria katalanase vendosi të lejojë stadiumet e futbollit, përfshirë edhe Camp Nou, të funksionojë me kapacitet të plotë nga e premtja e 15 tetorit.

Njoftimi erdhi pikërisht në kohën e duhur, me “El Clasicon” mes Barcelonës dhe Real Madridin që do të luhet më 24 tetor.

Barcelona, së bashku me organizata të tjera sportive profesionale, humbën shumë të ardhura të mundshme vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia. Ndeshje dhe ngjarje të shumta u anuluan, edhe ata që u luajtën ishin me dyer të mbyllura, ose me kapacitet të reduktuar.

Sipas Marca, edhe pse stadiumi do jetë i mbushur 100%, tifozët do ta kenë të detyrueshme mbajtjen e maskës në rast se do të duan të futen në stadium.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu