Berisha: Ndikoi lodhja, u mundova të nisja topin shpejt dhe aty erdhi gabimi

0

Portieri Etrit Berisha ka shpjeguar se lodhja kishte qenë ajo që kishte sjellë humbjen e sotme ndaj Polonisë. Gardiani i kuqezinjve ka shpjeguar për RTSH se si erdhi ai gol i cili vendosi sfidën.

“Rezultati mund të ishte ndryshe, jemi krenarë për këtë rrugëtim që kemi bërë, ekipi dha gjithçka nga vetja. Më vjen keq që nuk mundëm të gëzonin tifozët që sot ishin fantastikë.

Ishte një moment ku nuk arrinim të sulmonim, ndoshta edhe për shkak të ekipit polak që ishte fizikisht më i fortë. Lodhja na bëri të gabonim dhe ne u munduam të luanim. Unë u mundova të rinisim lojën shpejt se po humbnim shumë topa të gjatë, aty gabuam dhe aty erdhi krosimi dhe goli që pësuam.

Mendoj që me siguri Polonia ka cilësi më shumë se Hungaria dhe me siguri rezultatin që donim patjetër fitoren. Djemtë ishin pak nervozë dhe në fillim nuk qarkulluam topin. Pastaj prapë bëmë gabime, por mendoj se kishim kundërshtar të fortë fizikisht, jashtëzakonisht i fortë dhe këtu kishim mangësi. Mendoj se bëmë ndeshje të bukur, krijuam rastet tona, mund të fitonim por nuk ia dolëm”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu