Barcelonës i plas “Granada” në fund, katalanasit nuk dijnë të ruajnë ritmin

0

Barcelona vazhdon problemet sa i përket rezultateve. Skuadra katalanase nuk shkoi më shumë se 1-1 ndaj Granadës në përballjen e javës së 20-të. Një pjesë e parë që u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, Luuk De Jong do të shënonte në minutën e 57′ golin e avantazhit.

Minutat e mbetura të takimit ishin disi të vështira për Barcelonën që u ndëshkua dhe me karton të kuq në minutën e 80. Gavi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke i lënë katalanasit me 10 lojtarë.

Ishin pikërisht minutat e fundit më të vështirat për Barcelonën që pësoi edhe golin e barazimit në minutën e 89. Puertas gjeti rrugën e rrjetës duke e vulosur rezultatin final në 1-1.Kështu Barcelona tashmë rrezikon edhe vendin e gjashtë dhe ndodhet në kuotën e 32 pikëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu