Përleshje, gaz lotsjellës dhe molotov/ Pas 3 orësh përfundon protesta e opozitës, ekspertët e kriminalistikës në terren

0

Pas tre orësh, opozita ka mbyllur protestën duke njoftuar se e radhës do të jetë ditën e martë në orën 11:00.

Menjëherë ekspertët e kriminalistikës kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes para bashkisë së Tiranës.

Bëjmë me dije se protesta u shoqërua me fjalime nga përfaqësues të opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por nuk munguan as përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Po ashtu protestuesit kanë hedhur edhe sot molotov drejt godinës së bashkisë, ashtu si në protestat e fundit, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Kjo e sotmja ishte protesta e pestë para bashkisë së Tiranës e thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë por që lejen në polici e merr Aleanca për Teatrin. Protesta e 26 prillit, e katërt e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës u shënjua sërish nga episode të dhunshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu