Basha firmos marrëveshjen me personat me…

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme një marrëveshje për bashkëpunimin me Personat me Aftësi të Kufizuar.

Basha tha se finalizimi i kësaj marrëveshje po bëhet pa dy vitesh negocimesh dhe dialogu për të konkretizuar angazhimet e qeverisjes së ardhshme ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

Ai theksoi se marrveshja e firmosur ka si qllim kryesor të arrijë një kulturë të re bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe peronave me aftësi të kufizuara.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, përfaqësues të organizatave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Është një nder dhe një kënaqësi për mua dhe Partinë Demokratike, koalicionin tonë që sot të ndodhemi së bashku në këtë takim për të konkluduar përmes marrëveshjes midis bashkimi të organizatave tuaja dhe Partisë Demokratike, një marrëveshje e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

Kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negociate që ka nisur prej më shumë se dy vitesh. Rikthejmë në kujtesë me kënaqësi takimin tonë të fundit në selinë e një prej organizatave tuaja ku ajo që spikati ishte sinqeriteti, ishte fryma konstruktive e diskutimit dhe nuk mund të ishte i tillë pa patur edhe reflektimin vetëkritik për përgjegjësitë tona në të shkuarën që janë edhe një pjesë e rëndësishme e themelit mbi të cilat kemi ngritur angazhimet tona për të nesërmen.

Kjo është një marrëveshje e cila është hartuar nga ekspertët tanë më të mirë dhe ekspertët më të mirë të organizatave tuaja që ka për qëllim të vendos një kulturë të re bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve legjitim të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri”- tha kreu i PD.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu