Protesta u shpërnda dhe Policia ka marrë në kontroll selinë e Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Basha ka kërkuar ndihmën e Ramës.
Gazetari e pyet: Basha fitoi betejën, pasi vazhdon të qëndrojë në zyrë?
“Kjo është marrëzi e qeverisë, ne po ndjekim zhvillimet kriminale ndaj protestuesve. Policia po bën detyrat e Edi Ramës”, u përgjigj Berisha.
Ende nuk dihen hapat që do ndjekë më pas Grupi i Rithemelimit.