Basha i bën thirrje qytetarëve përmes VIP-ave të njohur shqiptarë

0

IMG_1147Ndonëse na ndajnë vetëm një orë nga mbyllja e votimeve për zgjedhjet parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha vazhdon t’i bëjë thirrje qytetarëve.

Pak minuta më parë, ai ka postuar në “Facebook” një video, ku shfaqen disa nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar si blogeri Olti Curri, moderatorja Fiori Dardha, këngëtarja Rozana Radi, aktori Neritan Liçaj dhe shumë emra të tjerë.

Personazhet e famshëm kanë treguar se ata kanë votuar dhe ftojnë të gjithë qytetarët të shkojnë në qendrat zgjedhore.

“Voto edhe ti!”, ka shkruar Basha krahas videos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu