Basha ia mbylli derën, por Rama nga Kamza i përsërit ftesën për bashkëpunim: Jam gati…

0

Në takimin me të rinjtë e Kamzës Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek ftesa drejtuar kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha për të bashkëpunuar.

“Një gazetar më pyeti a je gati të bashkëpunosh me Lulzim bashën, patjetër por me një kusht të ndahet nga Berisha e Iliri. Lulzim Basha përgjigjet dhe përgjigjja e tij është pohimi i faktit se ai nuk është lider por udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit.”

Rama tha se është gati të shkojë përtej dasive.

Unë për Shqipërinë e shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha dasive por që ta bësh këtë duhet të jesh lider udhëheqësh, të kesh vizionin e të ardhmes, të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati e pa gjumëm të jesh mishërimi I atij karakteri shqiptar që adhurojmë në rrëfimet e prindërve. Nëse ne e mishërojmë në 25 prill dhe e kthejmë në një fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë në asgjë. Nuk na ndali as pandemia dhe as tërmeti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu