Edi Rama flet nga Kamza: “Kam kaq shumë për të folur sa nuk di nga t’ia nis”

0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Kamëz.

Ai ka folur me qytetarët për çfarë është bërë deri më tani dhe çfarë do të bëhet më tutje.

Rama theksoi se nuk ka bërë ndasi ndërmjet qytetarve të Kamzës pas tragjedisë së tërmetit duke i pyetur se me kë parti janë por u kanë ndenjur pranë dhe i kanë strehuar duke u paguar qiratë deri në ndërtimin e shtëpive të tyre.

” Ka kaq shumë për të folur dhe nuk di nga t’ja nis. Duke ju falenderuar për numrin tuaj të madh, dua t’ju tregoj një përjetim personal timin këtu në Kamëz pas tragjedisë së tërmetit që ndodhi.

Së bashku me Rakipin kemi shkuar derë më derë, kemi takuar familje njerëzish me shumë karakter, shqiptarë të fortë.

Nuk i kemi pyetur nëse janë socialistë apo demokratë, por u kemi qëndruar pranë duke i ndihmuar me strehimin e tyre të përkohshëm deri në ndërtimin e shtëpive të tyre”- tha Rama.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Rama tha se qytetarët që i kanë duart kallo e kuptojnë vështirësinë e ndërtimit të shtëpisë, duke mos pritur askënd t’a ndërtojë për ta.

“Besoj se këtu në Kamëz, çdo njeri i arsyeshëm që i ka duart me kallo sepse e ka ndërtuar tullë më tullë shtëpinë e re, e kupton shumë mirë se çfarë dua të them kur them se shtëpia për një të ardhme më të mirë nuk ndërtohet sa hap e mbyll sytë, nuk ndërtohet duke pritur që dikush t’a bëjë për ty.

Cdo shtëpi këtu ësht ndërtuar me gjakun dhe me sakrificat e jashtëzakonshme. Njësoj si me tërmetin apo cdo goditje që merr, familja vazhdon përpara, nuk dorëzohet, sa e sa herë baballarve këtu në Kamëz u është dashur t’a shtyjnë ndërtimin e shtëpisë sepse u kanë dalë situata të vështira të paparashikuara”- shtoi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu