Basha në Elbasan: Votoni më 25 prill, ndryshimi vjen me votë

0

Në Elbasan gjatë një takimi me përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas kryedemokratit ndryshimi vjen vetëm përmes votës. Basha tha ndër të tjera se zotimi i tij i parë është zgjimi ekonomik kombëtar, siç e quan ai që do të sjellë investime, vnde pune dhe paga më të mira.

“Duke mos harruar zotimin  parë që është zgjim ekonomik kombëtar. Vende pune, investime dhe paga më të larta është çelësi për të bërë të mundur gjithçka tjetër dhe zgjimi ekonomik kombëtar ecën paralel me rinisjen e asaj rruge, atë të anëtarësimit në be. Ju uroj nga zemra që këtë aspirimet ta ktheni në shpresë që e prek kudo, ta ktheni në një energji të papërballueshme duke dalë masivishit në kutitë e votimit. Ndryshimi vjen me votë. Pasivisht në kutitë e 25 prillit,” tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu