Nusja i fut thikën në fyt dhe vret vjerrën

0

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dibër, ku nusja vrau vjehrrën. Ngjarja në fshatin Burim të Maqellarës ndodhi pas orës 23:30. Gjatë mbrëmjes ka pasur një debat mes vjehrrës Naile Markja 74-vjeçe dhe nuses Miranda Markja 44 vjeç.

Debati agravoi dhe nusja mori thikën duke ia ka vënë në fyt vjehrrës, duke e goditur. Më pas ia ka ngulur edhe dy herë thikën në bark e kraharor duke i marrë jetën.

Familjarët dëgjuan zhurmën dhe njoftuan menjëherë policinë. Burime nga policia bëjnë me dije se, 44 vjeçarja ka pranuar krimin, ndërsa mësohet se nuk kanë pasur konflikte të mëparshme dhe se ngjarja ka qenë pas një konflikti të çastit.

Mësohet se nusja e ka mbajtur 6 orë në këqyerje vjehrrën dhe nuk ka treguar që ajo kishte vdekur.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases :M. M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu