Basha në Këshillin Kombëtar: “Struktura e PD funksionoi”

0

Vijon të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD e cila filloi në orën 19:00. Po diskutohet në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, arsyet që e sollën këtë rezultat dhe është propozuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e ri të demokratëve.

Në mbledhjen e Këshillit, ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se gjatë fushatës zgjedhore, strukturat e partisë Demokratike kishin funskionuar. Por më tej ai tha se shkak për këtë rezultat ishte bërë ngritja e një strukture kriminale nga partia në pushtet.

Basha tha se nuk duhet të harronin se çfarë kishin arritur deri më tani dhe se çfarë i priste përpara. Sipas tij, në sallë nuk duhet të drejtohet gishti ndaj një fajtori, sepse në këtë mënyrë, sipas tij, u jepnin kundërshtarëve një armë më shumë.

“Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe cfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët.

’E gjithë struktura e PD funksionoi. Ajo që pamë është se u përballëm me një strukturë kriminale të blerjes së votës. Ka vend për të gjithë në PD, por kam bindjen se s’duhet të kemi vizione të ndryshme për zgjedhjet e 25 Prillit.

Nëse pajtohemi me atë që ka ndodhur në 25 Prill, nuk mund të drejtojmë gishtin në këtë sallë. Nëse e bëjmë, i japim kundështarit tonë një armë më shumë. Shqiptarët e duan ndryshimin ndaj duhet të jemi të bashkuar dhe ti prijmë ndryshimit. Nuk do përballemi me ta me të njëjtin monedhë. Larg krimit, bandave dhe korrupsionit. Ka qenë është dhe do mbetet vizioni im çdo kohë.

Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë

Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përvecse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike.

Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë”- tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu