Basha e quajti të domosdoshme vetingun e politikanëve duke nisur nga kryeministri, ministrat, presidenti dhe u ofrua I pari ti nënshtrohet këtij procesi.
“Hiq politikanët që nuk justifikojnë pasuritë, të lidhur me krimin. Jepi SPAK resurset e nevojshme. Nise me mua vetingun e politikanëve nëse ke frikë ta nisësh me kryeministrin.
Nise me mua vetingun e politikanit e çoje deri në fund. Kjo nuk është sfidë por e vemtja mënyrë për të ndarë llafet thashethemet, baltën nga e vërteta.
Nis kontrollin e pasurive të kontakteve të papërshtatshme e merr vendimet e duhura e largo politikanët e korruptuar, ose ata që nuk u mbanjë këllçet jepi mundësinë të bëjnë të vetmin akt të denjë të japin dorëheqjen e të largohen nga politika para se të largohen nga ky ligj.
A është gati të ulet për dialog me maxhorancën?
“Ne ulemi për të diskutuar plotësimin e amendamenteve dhe nuk u shkojmë me pushkë, firmos tani. Nëse kanë për të shtuar të shtojnë. Për diçka që e forcon jemi gati, për gjithçka që e dobëson jemi kundër”