Basha pas takimit me ministrin gjerman: E informova për masakrën zgjedhore të 25 Prillit

0

Ministri gjerman, Michael Roth ka zhvilluar një takim gjatë paradites së sotme, me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Pas takimit në selinë blu, të dy kanë dhënë një deklaratë për mediat, ku informuan lidhur me çështjet që kishin diskutuar gjatë takimit të tyre.

Në fjalën e tij, Basha tha se e kishte informuar ministrin për masakrën zgjedhore që kishte ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit, dhe shtoi gjithashtu se më këtë rast Shqipëria kishte humbur ehde mundësinë për të progresuar në procesin e integrimit europian.

“E informova mbi zhvillimet dramatike dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit. Shqipëria humbi një mundësi të artë për demokracinë por edhe për të ecur përpara me procesin e integrimit europian të vendit.

Për mua dhe për PD nuk ka mundësi tjetër vecse procesit të integrimit europian, ky është një sistem i bazuar nga meritat. Sic e kemi parë shqipqëria ka mbetur në vend numëro për 8 vite, dhe kushtet e vendosura janë shtuar edhe më shumë. Opozita ka bërë gjithcka që ishte në dorën tonë, për fat të keq, qeveria i shkeli me këmbë.

Ajo cfarë i kam kërkaur ministrit Roth njësoj si të gjtihë miqeve të tjerë, është të flasim dhe të denoncojmë masakrën zgjedhore të 25 Prillit, për të mos lënë që kuvendi të mbushet me kriminelë droge të krimit të orgznizuar. Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e madhe”– tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu