Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar i PD-së,/ Berisha: Influenca ime në parti është e madhe

0
Lulzim Basha e përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, mirëpo pak ditë më parë ai e ka “kërcënuar” se nëse do e bënte një gjë të tillë mund t’i merrte pushtetin në PD. 
Berisha:

“Raportet e mia me Bashën me PD ndërtohen mbi bazën e qëndrimit ndaj disa parimeve të caktuara. Në respekt të atyre parimeve unë qëndroj plotësisht dhe nuk mundem nga asgjë, por nesër nëse PD do të merrte një qëndrim aparimor, Berisha do të bënte gjithçka që PD të rikthehet në ato vlera. Do të bëjë gjithçka në kuadrin kushtetues për rikthimin e PD në vlerat që ajo është themeluar. Ideja se PD është parti e Sali Berishës , ata që mendojnë se unë me akte konkrete me propozime konkrete kam drejtuar PD gjatë kohës që ishte në opozitë ata mashtrojë vetën e tyre. Unë kam patur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD. Pse? Nuk gjen sot ti një njeri se zyra këtë vend apo atë për shkak të mbështetjes nga Berisha apo ndërhyrjes së tij. Por influenca ime buron në PD thjeshtë se kam mbrojtur interesat e saj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kam mbrojtur interesin kombëtar”, tha ai për emisionin “Noë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu