Ndërrojnë jetë 3 qytetarë nga COVID/ Ja rastet e reja në 24 orët e fundit

0

3 humbje jete janë shënuar si pasojë e COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se betejën me sëmundjen e rëndë nuk e kanë fituar një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.

998 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID , nga 5812 testime të kryera. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë janë 12,528 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Sakaq janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 139,257 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

306 raste në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat, 15 në Gramsh, nga 14 raste në Malësi e Madhe, Kurbin, Vorë, nga 12 raste në Gjirokastër, Mallakastër, nga 9 raste në Vau i Dejës, Patos, Korçë, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Has, Divjakë, Pogradec, nga 6 raste në Skrapar, Kuçovë, Himarë, nga 5 raste në Dimal, Devoll, nga 4 raste në Rrogozhinë, Peqin, nga 3 raste në Belsh, Cerrik, Poliçan, Përmet, Delvinë, Roskovec, Shijak, Tropojë, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Prrenjas, Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq, Selenicë, Bulqizë, Fushë Arrëz.

Statistika (09 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        998

Të shëruar në 24 orë      866

Të shtruar në spitale       149

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 5812

Testime totale          1,101,062

Raste pozitive             154,316

Raste të shëruara         139,257

Raste Aktive                  12,528

Humbje jete                      2,531

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4870

Shkodër          1696

Durrës             1213

Fier                  967

Vlorë               917

Lezhë              716

Elbasan           664

Berat               459

Korçë               310

Gjirokastër      269

Kukës              273

Dibër                174

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu