Basha-Ramës : Hajde në debat, mos ik si burracak

0

Lulzim Basha nga Kukësi sfidoi kryeministrin Edi Rama për një përballje direkte për të ballafaquar programet përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Bashës, debati është modeli që e fut Shqipërinë në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

Mos i ikë debatit si burracak, ai të tregojë se cfarë ka bërë 8 vite para se të broçkollisë dhe ndonjë premtim që kopjon dhe unë të shpjegoj cfarë zgjidhje kemi ne dhe me votën tuaj, ky është modeli politik që do të instalojmë në Shqipëri.

Unë nesër nuk do i fshihem debatit me kundërshtarin se na fut në rrugën e përparimit dhe zhvillimit” tha Basha. Tashmë fjalën e ka Edi Rama, nëse do të pranojë debatin me Lulzim Bashën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu