Basha të largohet, Berisha ka potencialin për të bërë mirë në PD/ Intervista Ristanit

0

Në një intervistë për  RTV Ora, ish-sekretari i PD, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, ku së fundmi ka pasur dhe ‘përplasje’ mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Krydemokratit Lulzim Basha.

Ristani është shprehur i bindur se PD ka humbur zgjedhjet për shkak të mungesës së lidershipit, duke iu referuar Bashës.

Sipas tij Basha e ka kthyer PD në pronë private, ndërsa shton se krisja brenda partisë i shërben vetën interesave të Bashës, raporton Ora News.

“Monedha i ka të dyja krahët. Jam I bindur se në qeverisjen e Ramës, peshojnë më tepër. Rama është një anti-autokrat, dhe një anti-demokrat në partinë  e tij dhe në të sjellurit. Është ai që ka futur në presion galopant, për të mos shkuar më pas te historitë  e kanabisit, papunsisë premtimet e pambajtura etj. Por pa dyshim që në fitoren e tyre kanë edhe ata meritat e tyre, apo cilësitë e tyre pozitive. Unë jam i bindur se PD ka humbur se i mungon lidershipi dhe nuk është ndërtuar nga lidershipi për të qenë një parti fituese.  Krisja brenda Partisë i shërben vetëm interesave personale, pasurore të Bashës. Ka kohë që PD është kthyer në një pronë private që i shërben Bashës, dhe familjes së tij. Është orientuar si biznesmen dhe jo si një politikan.”

Ristani thekson se Basha duhet të largohet nga PD, ndërsa shton se Berisha e ka potencialin për të qenë në krye në kësaj force politike, përcjellë Ora News.

“Shumë të tjerë e kanë thënë me kohë që duhet të gjejmë rrugën që Bashën ta largojmë nga PD, në mënyrë qe ne t’I rikthehemi vlerave tona, parimeve me të cilat PD është krijuar. E lirë e vërtetë, e barabartë, dhe kjo do ta hap dhe do e bashkojë. Unë besoj se Berisha e ka potencialin për të bërë akoma mirë në PD. 

Jo çdo gjë varet nga ai, sepse është ai që e prodhoi Bashën, e mbështeti gjatë gjithë këtyre kohëve, së paku të jepet përshtypja se kanë qenë së bashku në marrjen e këtyre vendimeve. Do mbetet të shohim nga platformë që do të prezantoj Berisha dhe mënyra që do të organizoj lëvizjen e tij. Mbetet të shohim por unë besoj te fakti se Berisha e do PD, në fund të fundit është krijuesi i saj, e ka çuar në fitore. Besoj se do të jetë lëvizje për mbarë dhe për mirë, pavarësisht dritëhijeve.”/ Ora News/ 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu