Basha uron besimtarët ortodoksë: Drita e ringjalljes i mbushtë vatrat e çdo familje shqiptare me shpresë

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët ortodoksë për Ditën e Pashkëve.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha uron më shpresë dhe besim në vatrat e çdo familjeje shqiptare.

Statusi:

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu