Bashkëshorti i 31 vjeçares që ndërroi jetë nga pakujdesia e mjekëve, i kërkon ndihmë kryeprokurorit Ardian Çelës

0

 

Në vizitën që kryeprokurori Ardian Cela bëri në prokurorinë e Fierit, pati edhe prononcime të tij për mediat, ku tha se po merreshin masa për të vepruar në kuadër shtimit të sigurisë dhe ndëshkimit të autorëve të veprave penale lidhur edhe me krimet zgjedhore të pretenduara nga palët politike.

Pas fjalës që kryeprokurori mbajti, pranë tij është afruar bashkëshorti i 31 vjeçares që ndërroi jetë në Fier pas lindjes, ndërkohë që dyshohet se shkak ka qenë neglizhenca e mjekëve.

Bashkëshorti i të ndjerës, kërkoi nga kryeprokurori që të merreshin me këtë çështje dhe t’a ndihmonte pasi të tjerët nuk e kanë dëgjuar.

Cela tha se do i kërkonte drejtueses së prokurorisë së rrethit Fier që t’a takonte personalisht dhe të merrej me këtë çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu