Arben Ristani akuza të forta deputetëve demokratë: Ja çfarë i kërkojnë Ramës që të bashkëpunojnë

0

 

Arben Ristani ka lëshuar akuza të forta ndaj deputetëve të PD të cilët sipas tij i thonë Ramës se në qoftë se do bashkëpunimin e tyre, t’u japë gjysmën e projektit të Durrësit.

“17 maji tregoi se Basha është një autokrat si Rama, Basha nuk pyet as për kryesi dhe as për Këshillin Kombëtar. Luli nuk do të pranojë që ta lëjë Partinë demokratike të qetë, PD nuk është një parti politike, por një ndërmarrje me fitim e Bashës. Ata janë bashkë me njëri-tjetrin, kjo do i bëjë mirë dhe opozitarëve ta shikojnë fytyrën e tij të vërtetë. Nuk kam ndërmend të kandidoj për kryetar të PD, por kam ndërmend të vazhdoj me politikë dhe me Partinë Demokratike. Kemi nje opozitë që kërkojnë bashkëpunim me Edi Ramë nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik. Deputet aktual të PD i kërkojnë Ramës gjysmën e projektit të Durrësit, ata tallen me demokratët. E gjitha kjo është një betej me demokratët, kemi një kandidatur seriaoze te vetëshpallur zotin Kadilli pritet të ketë edhe të tjerë poe vështirë pasi Basha u mbylli derën. Hilanjosi mbeti hilanjos që afroji datën e zgjedhjeve në PD për të mos i lejuar kandidaturat e tjera për kryetar”, u shpreh Ristani.

Ndërsa për procesin brenda në PD, Ristani deklaori se ato do të jenë të njëjta si me 25 prill.

“Zgjedhjet e 13 qershorit do jenë si ato të 25 prillit, ku manipulimi zgjedhor do jetë para ditës së zgjedhjeve. Basha nuk pati as kurajo të jepte dorëheqje dhe e mira do ishte të mos garonte më fare. Ka edhe një hile tjetë ku tha se do niste një tur faktmbledhës, por një tur për tu zgjedhur kryetar, një hile e një gjysmë burri që drejton sot Partinë Demokratike. Ato që ishin për të thënë u thanë, por masa është urra mbas kryetarit. Nuk u fol për protesta por për vjedhjen e zgjedhjeve dhe ne vazhdojmë luftë, zor besoj se ata do të kenë besim qe edhe preidenti Meta thoshte që gjënjen edhe për orën. Vazhdimësia ime në PD lidhet me dëshirat e mia dhe të kontriboj për Partinë Demokratike dhe brenda Partisë Demokratike. Kam një kohë të gjatë qe merrem me politikë, PD ka një komision apelimi si një gjykatë brenda partisë, por kryetari Basha si një hilanjos nuk e ka formuar pasi ai është autokrat, tha Ristani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu