18 Maj, 2026
ELBASAN – Bashkia Elbasan ka hapur thirrjen për organizatat e shoqërisë civile, median e lirë, aktivistët, komunitetin akademik dhe qytetarët aktivë për të marrë pjesë në Forumet e Qeverisjes së Hapur (OGP Local). Kjo iniciativë synon të forcojë transparencën institucionale dhe pjesëmarrjen qytetare në proceset vendimmarrëse.
Bashkia Elbasan është pjesë e iniciativës ndërkombëtare Open Government Partnership që prej vitit 2020 dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për:
rritjen e transparencës dhe llogaridhënies;
zhvillimin e proceseve të konsultimit publik;
përfshirjen aktive të shoqërisë civile në politikëbërje;
promovimin e inovacionit dhe digjitalizimit vendor.
Në kuadër të këtij mekanizmi janë realizuar:
procesi i bashkë-krijimit të angazhimeve lokale OGP;
ngritja e grupit institucional të punës;
krijimi i Forumit të Qeverisjes së Hapur dhe rregullores së funksionimit;
hartimi i Planit të Veprimit dhe Kalendarit Vjetor të aktiviteteve;
bashkëpunime me organizata lokale, universitete dhe aktorë komunitarë.
Ftohen të marrin pjesë:
organizata të shoqërisë civile;
media dhe gazetarë lokalë;
aktivistë dhe qytetarë aktivë;
grupe komunitare dhe të rinj;
përfaqësues të komunitetit akademik;
ekspertë dhe profesionistë të angazhuar në jetën publike.
Qëllimi i Forumit është ndërtimi i një bashkie më transparente dhe gjithëpërfshirëse, përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit qytetar.
Të interesuarit mund të dërgojnë informacionin e tyre për pjesëmarrje në adresën e emailit: [email protected], duke përfshirë emrin e organizatës ose personit, fushën e aktivitetit, kontaktin dhe një përshkrim të shkurtër të interesit për t’u bërë pjesë e Forumit.
Më shumë detaje mund të gjenden në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan: https://elbasani.gov.al/njoftim-thirrje-per-partneritet-dhe-pjesemarrje-qytetare
#OGPLocal #BashkiaElbasan #QeverisjeEHapur #PjesëmarrjeQytetare #Transparencë





