Për shkak të ndotjes mjedisore si dhe dëmtimeve të shumta që ka shkaktuar në infrastrukturë bashkia Elbasan ka gjobitur me masë administrative dy firmat të cilat po kryejnë punimet për ujësjellësin në qytet.Bëhet fjalë për firmën “Starbag “ dhe firmën nënkontraktore “Adriatik shpk”.Prej disa muajsh qyteti i Elbasanit është shndërruar në kantier ndërtimi pasi është hapur i gjithë segmenti ,përfshirë edhe atë të ndërtuar vitet e fundit.Ndonëse në nisje të investimit u premtua rikthimi i rrugëve në gjendje të mëparshme,kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani.Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ,kryetari i Bashkisë Elbasan u shpreh se nga monitorimet që kanë kryer në terren kanë hasur problematika nga firmat kontraktuese.
Hapja e të gjithë segmentit dhe shtrimi i tubacioneve ka vështirësurar edhe qarkullimin e mjeteve,por dhe jëtën e qytetarëve në tërësi.Vetë këta të fundit kanë kritika për mënyrën sesi punohet.
Investimi i bashkisë Elbasan në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës si pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake V synon do të transformojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e këtij qyteti.Investimi kap vlerën e 3 milion eurove dhe prej tij pritet të përfitojnë të paktën 50 mijë banorë./Infoweb Media!