Bashkia Elbasan ka hapur aplikimet për bonusin e qirasë. Për të gjithë ata qytetarë që janë në vështirësi ekonomike apo i përkasin kategorive përfitueses shërbimi social në bashkinë Elbasan ka filluar edhe për këtë vit programin e mbështetjes financiareme anë të bonusit të qirasë.Drejtoresha e shërbimit social shprehet se aplikimet janë hapur që më datë 23 shtator dhe do të vijojnë deri më 23 tetor.

Roseni thotë se që në ditët e para të çeljes së aplikimeve interesi ka qenë i lartë dhe ata qytetarë që ende nuk kanë aplikuar mund të drejtohen pranë bashkisë Elbasan me dokumentacionin e nevojshëm.
Bonusi i qirasë është një program lehtësues për shtresat vulnerabël që konsiston në ndihmesë financiare nga ana e bashkisë Elbasan në shlyerjen e një përqindjeje të qirave./Infoweb Media