BASHKIA LIBRAZHD ORGANIZON FESTIVALIN E YJEVE NË FUSHË STUDËN, PARKU KOMBËTAR I SHEBENIKUT

0

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta të organizuar këtë sezon veror, bashkia Librazhd vë ‘qershinë mbi tortë. Realizon ‘Festivalin e Yjeve’ në Fushë Studen, në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë.

PROGRAMI I “FESTIVALIT TË YJEVE”

FESTIVALI I YJEVE NË FUSHË STUDËN, PARKU KOMBËTARË I SHEBENIKUT

E Shtunë, 31 Gusht 19:00

Qëllimi i Festivalit:

Festivali i Yjeve ka si qëllim të afrojë komunitetin me bukuritë e qiellit të natës, duke nxitur
interesin dhe njohuritë mbi astronominë dhe natyrën.
Festivali synon të krijojë një hapësirë për të gjitha grupmoshat, ku pjesëmarrësit mund të shijojnë
përvojën e vëzhgimit të yjeve dhe të mësojnë më shumë rreth galaktikës sonë dhe përtej saj.
Ky festival ka për qëllim gjithashtu të ndërgjegjësojë për rëndësinë e mbrojtjes së natës së errët
dhe uljen e ndotjes dritore që pengon vëzhgimin e qiellit.

Aktivitetet e Festivalit:

1. Vëzhgimi i Yjeve me Teleskopë:
– Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përdorin teleskopë të ndryshëm për të vëzhguar
planetët, hënën, yjet dhe objekte të tjera të qiellit të natës.
– Një astrofizikant do të jetë i pranishëm për të shpjeguar dhe udhëhequr pjesëmarrësit gjatë
vëzhgimit.
2. Trajnim nga Astrofizikantë:
– Punëtori për të gjithë moshat mbi bazat e astronomisë dhe përdorimin e teleskopëve.
– Seminare edukative nga astronomë dhe entuziastë të astronomisë që do të diskutojnë tema të
ndryshme, si historia e astronomisë, eksplorimi i hapësirës dhe fenomenet astronomike.
3. Kamping nën Yje:
– Camping nën Yje pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të kalojnë një natë në natyrë, duke u
zhytur në bukuritë e qiellit të natës.
4. Sky Cinema:
– Seanca filmike që përfshijnë filma klasikë dhe të njohur të zhanrit shkencor dhe fantastikoshkencor, si “Interstellar,” “2001: A Space Odyssey,” dhe “Apollo 13.”
5. Fotografi Astronomike (AstroFotograf):
– Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në sesione të fotografisë së qiellit të
natës, të udhëhequra nga fotografë të specializuar në astrofotografi.
6. Natë e Artit dhe Muzikës nën Yje:
– Performanca muzikore të drejtpërdrejta dhe shfaqje të artit vizual të frymëzuar nga hapësira,
duke krijuar një atmosferë unike nën yjet e qiellit të natës.
7. Rrethi i zjarrit dhe Tregimi i Legjendave:
– Rrethi i Zjarrit do të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse ku pjesëmarrësit mund të
dëgjojnë legjenda dhe histori të frymëzuara nga yjet dhe hapësira.
– Diskutime të lira mbi përvojat personale dhe mbi njohuritë e përbashkëta për astronominë
8- Këndi i Ushqimit dhe Pijeve:
-Menu e veçantë dhe e thjesht inspiruar nga hapësira dhe yjet.

E Djelë, 1 Shtator

Aksion pastrimi në Fushë Studën
Festivali i Yjeve është një aktivitet i dedikuar për të gjithë ata që duan të zbulojnë mrekullitë e
qiellit dhe të krijojnë lidhje më të thella me natyrën dhe universin që na rrethon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu