Bashkia Librazhd prioritet edhe fshatrat. Së shpejti nis asfaltimi i aksit Funarëz-Zdrajsh

0

Investimet në infrastrukturë mbeten prioritet i Bashkisë së Librazhdit.

Investime të tilla janë parashikuar si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra.

Së shpejti nis puna për asfaltimin e aksit rrugor Funarëz-Zdrajsh në Njësinë Administrative Orenjë.

Ky investim u vjen në ndihmë banorëve duke i afruar ata më shumë me qytetin për shërbime të ndryshme, por edhe për tregtimin e produkteve bujqësore e blektorale.

Gjithashtu një investim i tillë zhvillon edhe turizmin në këtë zonë.

Prioritet i kryebashkiakut Mariglen Disha mbetet rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugëve të fshatrave të Bashkisë Librazhd. Dhe ky është një ndër projektet e shumta që ka planifikuar Bashkia për periudhën në vazhdim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu