Bayern i përgjigjet Dortmund, thyejnë me “poker” golash Koln, shpërthen Lewandowski

0

Bayern Munich reagon shpejt pas humbjes së pësuar kundër Gladbah. Ekipi i Nagelsmann rikthehet tek fitorja dhe këtë e bën me spektakël ofenisv. Bavarezët thyen pastër 0-4 Koln në transfertë duke ruajtur distancën e sigurisë me B.Dortmund, plus 6 pikë.

Rikthehet në formën e tij më të mirë edhe Robert Lewandowski autor i një tregolëshi. Sulmuesi polak realizoi që në minutën e 9-të ndërsa në të 25-tën Tolisso dyfishojë shifrat.

Pjesa e dytë ishte një show personal i Lewandowski i cili realizoi edhe dy herë të tjera duke sigluar shifrat përfundimtare në 0-4.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu