Vendimi i familjes: Organet e shqiptarit u falen 4 personave në Greqi

0

GREQI– Organet e 31-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Greqi do të dhurohen për personat që kanë nevojë. Mediat greke e quajnë këtë gjest të familjes shqiptare si dhuratë jete. Sipas informacioneve, procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar për të mos humbur kohë për për jetën e përfituesve, të cilët u duhet të presin me javë dhe muaj deri në gjetjen e një donatori.

Me gjithë dhimbjen e familjes nga humbja tragjike, vendimi për dhurimin e organeve ishte i menjëhershëm, duke i ofruar kështu jetë katër grekëve.

31-vjeçari shqiptar, mbeti i plagosur rëndë në kokë më 27 Prill, pas një sherri mes tij dhe një 17-vjeçari në Sitia. Ai u transportua me dëmtime kraniocerebrale në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit Universitar të Heraklionit, ku me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk mundi të mbahej gjallë në jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu