“BE qëndron me të gjithë qytetarët në ditën e zgjedhjeve!”/Ku do të pozicionohen Yuri Kim dhe Soreca

0

Teksa prej një ore ka nisur procesi i votimit në të gjithë vendin, ka ardhur dhe reagimi i parë nga trupa e ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, njofton se në të gjithë vendin ambasadat kanë vendosur 50 ekipe në terren, që do të ndjekun nga afër procesin e votimit.

“Dita e zgjedhjeve! Qytetarët shqiptarë po votojnë për Parlamentin e ri. Delegacioni i BE-së, Shtetet Anëtare dhe Zvicra kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit. Shihni hartën, BE-ja qëndron me të gjithë qytetarët në ditën e zgjedhjeve!”, shkruan Soreca në një postim në rrjetet sociale.

Burime bëjnë me dije se ambasadorja amerikane Yuri Kim do të jetë sot në qarkun e Shkodrës, ndërkohë që Soreca do të pozicionohet në Elbasan, dy prej qarqeve ku mund të ketë edhe përplasje të forta mes palëve politike.

Derimë tani procesi i votimit në vend është duke ecur normalisht, me përjashtim të disa vonesave që kanë të bëjnë me funksionimin e paisjeve të leximit elektronik të mjeteve të identifikimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu