Bearti duket sikur kërkon rikthim/ Çfarë po ndodh me dyshen Beart- Tea

0

Para pak ditësh në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Tea dhe Bearti i kishin dhënë fund romancës së tyre. Ata të dy fshinë nga Instagrami çdo foto që kishin me njëri-tjetrin (përveç fotos së biznesit) dhe tashmë nuk ndiqen më bashkë në rrjete sociale.

Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar edhe vetë Bearti për “Express Rozë”.

Ndërkohë “Prive” ka mësuar se çfarë ka ndodhur mes dyshes gjatë udhëtimit për në Stamboll. Tea dhe Bearti udhëtuan para disa ditësh në Turqi, ku supozohej se do të festonin ditëlindjen e Teas, por kjo nuk ndodhi për shkak të debateve mes tyre

Burime për “Prive” kanë thënë se Tea dhe Bearti ishin shumë të lumtur gjatë kohës që kanë udhëtuar drejt Stambollit, por në kthim situata ishte ndryshe.

Këtë periudhë Bearti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi siç duket ai i ka dërguar mesazhe të nënkuptuara ish-partneres së tij, Teas duke ndarë  në InstaStory të tij një video të realizuar nga një faqe fansash e quajtur “Beart Tea”.

Nuk dihet nëse kjo është një përzgjedhje e rastësishme apo  një sinjal i drejtpërdrejtë për Tean.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu