Mevlani publikon foto me Aristelën dhe komenti i Antonelës i merr të gjithë vëmendjen

0

Në trekëndëshin e dashurisë mes Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës tanimë është futur Aristela. Më herët në emision ajo ka thënë se do t’i sfidojë vajzat që të fitojë zemrën e Mevlanit.

Së fundmi, konkurrenti ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krah Aristelës, të dy të veshur kuq e zi.

Vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i Antonelës, i cili i ka habitur të gjithë.

 “Jeni shumë çift i bukur”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se para pak ditësh, Antonela u rikthye në “Për’puthen” pas 3 ditësh mungesë. Menjëherë në nisje të emisionit ajo u përplas me Ledjanën, e cila kërkoi që të merrej masë ndaj Antonelës pasi kjo e fundit e kishte ofenduar. Gjatë një lidhje live në emision, Antonela e cilësoi Ledjanën si burrë me buzë të bëra, diçka që kjo e fundit nuk e priti aspak mirë.

Më herët në “Për’puthen” u transmetua video e një lope xhiruar nga Antonela dhe kjo e fundit shprehej:

“Ua konkurrentja e Për’puthen”.

Për këtë video të gjithë ju kthyen kundër Antonelës, sepse e cilësuan si një ofendim për vajzat e kolme, për Aristelën dhe Ledjanën. Mirëpo Antonela tha se nuk e kishte për asnjërën nga vajzat videon dhe ju kërkoi falje në rast se ndonjëra prej tyre ishte ndjerë keq prej saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu