Bebe Rexha shijon suksesin e parë me albumin e ri, ja kë lë pas

0

Ka vetëm pak ditë që ka publikuar albumin e ri muzikor dhe Bebe Rexha po shijon suksesin e parë. “Beter Mistakes” përmban 13 këngë dhe tashmë gjendjet në të gjitha platformat muzikore në botë. Albumi është pritur shumë mirë dhe aktualisht kryeson listën e 10 albumeve më të mira në “Spotify”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja shqiptare përmes një postimi në rrjete sociale, duke lënë pas emra të famshëm të botës së muzikës dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Kujtojmë që pak ditë më parë, gjatë një interviste Bebe Rexha pranoi se ishte biseksuale.

Bebe tha se ka dalë me vajza të famshme në të kaluarën. Por tashmë, këngëtarja shqiptare është në një lidhje me Keyan Safyari. “A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë”, tha ajo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu