Detaje të reja/ Nxirren dy të plagosur nga miniera e Martaneshit, 6 të tjerë ende të bllokuar nëntokë

0

 

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një galeri të minierës së Martaneshit, ku kanë mbetur të bllokuar 8 punonjës të nëntokës.

Mësohet se si pasojë e shembjes së një prej galerive në fshatin Thekën të Martaneshit, kanë mbetur të bllokuar 8 minatorë, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.

Prefekti i Bulqizës Nexhmedin Shehu u shpreh: 2 nga minatorët kanë dalë, pritet që të dalin të tjerët, janë nisur 4 ambulanca, 2 kanë dalë, dyshohet se kanë mbetur dhe 6 të tjerë brenda. Shpresojmë që të mos kemi humbje jete.

Dy prej minatorëve që u nxorën të plagosur nga miniera, janë dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se fillimisht ka pasur një rrjedhje gazi, dhe më pas minatorët kanë mbetur nëntokë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur punonjës të policisë dhe 4 autoambualnca, ndërkohë që pritet në vijim dhe një informacion më i detajuar për gjendjen e minatorëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu