“Befasia” zbulon aktivitetin e 19-vjeçarit/ Transportonte nga Tirana, drejt Shkodrës, emigrantë nga vendet e treta

0

Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” kundër transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Transportonte nga Tirana, drejt Shkodrës, emigrantë nga vendet e treta, kapet në flagrancë dhe arrestohet 19-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që transportonte emigrantë, me automjetin e tij, që ata të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi O. E. 19 vjeç, banues në Tiranë.

19-vjeçari u kap në flagrancë në dalje të qytetit të Lezhës, teksa transportonte me automjetin e tij tip “Volkswagen”, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që ata të kalonin ilegalisht pkk, drejt Malit të Zi, me destinacion final, vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu