“Bëhesh dot ti homoseksual dhe unë lezbike?” plas debati mes Arbanës e Pastorit

0

Akil Pano, Sevim Arbana dhe Denata Toçe këtë të martë ishin të pranishëm në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku ndanë qëndrimet e tyre në lidhje me aktivitete e ndryshme që zhvillohen në çdo vend të botës në datën 17 maj, sikundër ndodh edhe në vendin tonë.

Denata Toçe në hyrje të bisedës theksoi se ndan qëndrimet si besimtare dhe profesioniste. Ermali e pyet se sa të vështirë e ka një njeri që është homoskesual apo lesbikë që të krijojë familje e të ketë fëmijë.

“Nëse orientimi romantik, seksual dhe emocional i këtij individi implikohet mendërisht dhe emocionalisht për një person i të njëjtit seks, imagjinoni të qëndrosh me një person që nuk e do. Pra nuk ke këtë lloj orientimi, nuk ke këtë tërheqje, për ata që janë heteroseksual ta mendojnë në planin heterseksual sa e rëndësishme është t’i jepesh një seksi tjetër”.

Sevim Arbana vijoi më tej duke nënvizuar se është dramë dhe makth i vërtetë dyzimi që kanë shpesh homoseksualët, aq më tepër ata që për hire të opinionit bëjnë jetë të dyfishtë.

Debat të forte pati në program teksa pastori shtronte cështjen se homoseksualiteti është zgjedhje. Kaq mjaftoi që Sevimi ti drejtohej: ‘Jo, nuk është kështu. Të bëhem une lezbike? Po ti bëhesh dot homoseksual? Jo!’.

Pano pranoi se mirëpret anëtarët e komunitetit pranë fesë, por për të biseduar rreth faktit që po bëjnë zgjedhje të gabuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu