Bëhet publike lista e lojtarëve për Europianin 2023, trajneri Alban Bushi prezanton të gjitha risitë

0

Bëhet publike lista e lojtarëve për Europianin 2023, trajneri Alban Bushi prezanton të gjitha risitë

Ditën e sotme është bërë publike lista e lojtarëve të thirrur përpara grumbullimit që Shpresat do të zhvillojnë nga data 22 mars deri më 31 mars të këtij viti.

Lista është bërë publike nga trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi i cili ka mbajtur një konferencë për mediat ditën e sotme.

Trajneri i ekipit kombëtar shpjegoi listën me lojtarët e grumbulluar, ku prej vëshstirësive të krijuara nga pandemia , disa prej lojtarëve e kanë të pamundur të jenë pjesë e grumbullimit rutinë, që mbahet përpara nisjes së fushatës së eliminatoreve të Europianit 2023, ku Shqipëria ndeshjen e parë do ta zhvillojë në 4 qershor, në transfertë ndaj Andora.

Përgjatë këtij grumbullimi janë planifikuar të luhen dy ndeshje miqësore, teksa është konfirmuar pak ditë më parë ndeshja kundër ekipit të Tiranës.

Në listën e trajnerit Alban Bushit, bie në sy prania e lojtarëve nga Kategoria Superiore, teksa nuk mungojnë as nga Kategoria e Parë. Shkak i pranisë së madhe të tyre janë edhe kufizimet e shumta prej rregullave të pandemisë në shtete të ndryshme. Grumbullohen për herë të parë 3 lojtarë, Hajdin Saliu, nga Lokomotiva e Zagrebit, Altin Bytyçi, nga Kukësi dhe Lundrim Hetemi nga Vejle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu